Shfrytëzonin punonjësit, prangosen 6 sipërmarrës shqiptarë në Itali

0

Një megaoperacion i policisë italiane ka vënë në pranga disa sipërmarrës shqiptarë, të cilët kishin abuzuar në mënyrë të dukshme dhe të pamëshirshme me të drejtat e punëtorëve të tyre. Shtatë euro në orë, nganjëherë edhe më pak, asnjë njohje e raporteve shëndetësore, pushimeve, pagës së trembëdhjetë, orëve shtesë, orëve të natës, kuponëve të vaktit ose paradhënieve të pagës së shkëputjes nga puna.

Një shfrytëzim i pamëshirshëm, që çuan Guardia Di Finanza në hetimin e disa kompanive që për të rritur fitimet e tyre mujore, kishin kryer një seri shkeljesh ndaj të drejtave që duhet të përfitonin punëtorët.

Madje jo vetëm kaq por kishin kryer edhe shantazhe në menaxhimin e kontratave dhe nënkontratave, të shoqëruara nga mashtrime tatimore të dobishme për të mbajtur larg të gjitha paratë e “kursyera” nga arka e shtetit.

Në sitën e financierëve italiane janë këtë herë shtatë kompani të administruara nga shqiptarët, që në të vërtetë ishin në duart e një familje të vogël anëtarët e të cilave kishin rolet të përcaktuara qartë në krye të secilës ndërrmarrje.

Gjatë aksionit policor u vendos që katër persona të qëndrojnë në arrest shtëpiak dhe gjashtë të tjerë u është ndaluar të banojnë në Marghera, për t’i parandaluar ata që të vazhdojnë që të influencojnë me kontaktet e tyre brenda sipërmarrjes. Po kështu gjatë aksionit u sekuestruan tetë prona, makina dhe orë luksoze si dhe u sekuestruan aksione të ndërmarrjeve për 1.3 milion euro.

Personat e arrestuar janë Elvisa dhe Gëzim Hasaj, si edhe Gëzim Sufaj dhe Valmir Sykaj, ndërkohë që u ndaluan të qëndrojnë në sipërmarrje Valmira, Dritan dhe Fatjeta Sufaj, si edhe Sema Hasaj, Nexhmije Hotaj dhe Afrim Xhafa.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu