Dalin pamjet nga banesa ku si rezultat i shpërthimit të bombulës humbi jetën vëllai i Ndrea Prendit kreut të Gardës në ngjarjet e 11 janarit

0

Një lajm i rëndë sapo është bërë publik. Një ndërtesë në fshatin Reps të Mirditës ka marrë flakë. Mësohet se brenda ndërtesës ka qenë Nikoll Prendi, vëllai i Ndrea Prendit ish kreu të gardës së 21 janarit të 2011.

Bëhet me dije se 65 vjeçari Nikoll Prendi nuk ka mundur të mbijetojë si pasojë e flakëve të shumta të cilat u përhapën si pasojë e shpërthimit të bombulës së gazit.

Nikoll Prendi jetonte vetëm në shtëpi dhe nuk ua ka hapur derën fqinjëve të tij të cilët kanë dashur të ndihmonin pak para se banesa të shpërthente në flakë.

Njoftimi i Plotë

Mirditë/Informacion paraprak

Më datë 04.10.2021, rreth orës 13:40, në fshatin Reps, Mirditë, si pasojё e shpërthimit të një bombule gazi, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit N.P., 65 vjeç, i cili ka gjetur vdekjen.

Shërbimet e Policisë dhe të zjarrëfikses ndodhën në vendngjarje.

Grupi hetimor punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu