Damian Gjiknuri u përgjigjet akuzave të opozitës për intimidimin e administratës në zgjedhje

0

Damian Gjiknuri, në një intervistë ekskluzive për Infoweb/Media me gazetarin Fatos Salliu, flet për fushatën zgjedhore:

Pyetje: Ka pasur akuza për intimidim të administratës që të votojë PS, sa e vërtetë është kjo?

Damian Gjiknuri: Tani këto janë akuza që janë ngritur me kohë, fatkeqësisht kam filluar t’i dëgjoj kohët e fundit më shumë në Elbasan. Unë mendoj që është një gjë tjetër, është tipik refreni i pregatitjes së humbësit për alibinë e humbjes. Është e vërtetë që një pjesë e administratës mund të jenë dhe anëtarë partie. Anëtarët e partisë të administratës shtetërore që kanë hyrë aty, sipas ligjit nuk iu lejohet të bëjnë fushatë gjatë orarit të punës, ndërsa pas orarit të punës kanë të drejtën e tyre të zgjedhin çdo lloj partie që duan të zgjedhin.