A mendoni se dashuria është ndjenjë apo zgjedhje

0

Çfarë është dashuria?

Dy prej përgjigjeve më të zakonta që do të merrni janë se dashuria është ndjenjë ose zgjedhje. Mirëpo kjo nuk është shumë e saktë.

Jo pse janë gabim, por nuk arrijnë të përfshijnë të gjithë dashurinë dhe kuptimin e saj.

Dashuria është një ndjenjë

Shumë njerëz mendojnë se dashuria është një ndjenjë dhe nuk e mendojnë më thellë. Ata e ndjenjë në zemrën e tyre dhe nuk duan ta komplikojnë. Ata thjeshtë mendojnë se duhet të ndjekin zemrën.

Problemi me këtë mendim

Faza e muajit të mjaltit është e vërtetë. Të gjitha çiftet e kalojnë. Dhe kjo është faza kur ju do të shihni personin tjetër me zemra rreth e rrotull dhe çdo gjë duket rozë. Por kur kjo të mbaroj, ju do të mbeteni plotë me pyetje dhe dyshime për lidhjen tuaj.

Të mendosh dashurinë si një ndjenjë është njëjtë si të mendosh që pasioni për diçka do të iu lejoj ta bëni këtë gjë për çdo ditë të jetës suaj.Por kjo nuk mund të ndodhë.

Mendimi i dashurisë si ndjenjë është ajo që i mban shumë persona në lidhje toksike dhe ata vazhdojnë të qëndrojnë në lidhje si shkak i ndjenjave të veta të forta.

Dashuria si zgjedhje
Interneti është plotë me artikuj duke e mbështetur idenë se dashuria është një zgjedhje. Ju vendosni çdo ditë që të doni partnerin tuaj. Nuk ka të bëjë me të pasurin e ndjenjave, por me pranimin e dashurisë që keni për partnerin dhe t’i lini ta kuptojnë këtë.

Kjo duket e bukur mirëpo shumica kanë idealin e sakrificës. Pasi dikush “zgjedhë” ta dojë dikë, ata duhet të sakrifikojnë për lumturinë e njëri tjetrit.

Kur ju keni këtë mendim, ju do të mendoni se personi tjetër nuk iu do nëse ata nuk bëjnë një sakrificë të caktuar për juve.

Ky botëkuptim është shumë absurd sepse ju mendon se personi tjetër duhet të ndryshoj si person plotësisht vetëm që të përshtatet me juve, është njësoj sikur ti thuash dikujt “thjeshtë, bëhu më i lumtur” ose “mjaftë ndjeve ankth”. Të dëgjosh këto fjali është njësoj si të dëgjosh dërrasën e zezë tek gërvishtet nga shkumësi.

Por çfarë është dashuria atëherë? Dashuria është një aftësi
Si të gjitha aftësitë, disa janë më të zotë, disa janë më të paaftë. Të qenit i durueshëm, i sjellshëm, i kuptueshëm, përkrahës, empatik, i mbështetshëm, i sigurt etj., janë të gjitha aftësi që duhet të siguroni nëse e doni dikë.

Në fakt, nëse i bëni këto për një person, atëherë e doni. Ju zgjidhni të bëni këto, por nuk do të thotë se mund të mësoni të bëni të gjitha njëherësh, shkruan lajmi.net.

Ky është një gabim që e bëjnë shumë persona, mendojnë se partneri i tyre mund të ndryshoj brenda sekondës për ta. Ndryshimit i duhet kohë dhe durim.

Është njësoj si të mendosh që dikush mund të mësoj 7 gjuhë të ndryshme përnjëherësh.

Keni durim me partnerin tuaj.

Dashuria si ndjenjë, zgjedhje dhe aftësi, është shpjegimi më i mirë që mund të bëni për dashurinë. Para se të thoni se e doni dikë, gjithmonë pyetni vetën:

“A jam i aftë të dua dikë? A di se si ta dua dikë?”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu