Rama e fton të kandidojë si deputete, Luljeta Bozo jep vendimin e saj

0

Kryeministri Edi Rama i ka bërë ftesë inxhinieres së njohur Luljeta Bozo për të kandiduar si deputete nën siglën e PS-së në zgjedhjet e ardhshme parlamentar.

Inxhinierja Bozo konfirmon se e ka pranuar ftesën e kryeministrit, duke u bërë kështu emri më i ri që i bashkohet Partisë Socialiste dhe pse në një moshë relativisht të madhe.

‘Kam vendosur që ta pranoj ftesën, opinioni i gjerë më thotë se duhet të jesh në Kuvend’, ka thënë Bozo.

Bozo është emri i dytë surprizë në listat e PS-së, ku vetëm 24-orë më parë u konfirmua se shefja e Infektivit Najada Çomo do të kandidojë për deputete në tiranë nga kampi i socialistëve.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu