Debat mes motrash për një punonjëse, çfarë ndodhi mes Kim dhe Kourtney

0

Tensionet midis Kourtney-t dhe Kim Kardashian u rritën gjatë episodit të fundit të Keeping Up With the Kardashians.

“Dadoja e Kim dhe unë patëm një mosmarrëveshje të vogël kur ishim larg së bashku,” tha Kourtney gjatë një rrëfimi në episodin e 20 majit.

Por, sipas Kim, gjithçka që ndodhi midis motrës dhe dados, bëri që kjo e fundit “të shpërthente në lot”. Sipas People, Kim i tha Kourtney-t se “dadoja u ndje kaq e degraduar teksa ajo vazhdonte të bërtiste”. Për t’i bërë gjërat edhe më keq, mosmarrëveshja ndodhi në publik dhe para djalit të Kourtney, Reign.

Ndërsa Kourtney pohon se nuk e ngriti kurrë zërin, ajo thotë se u përball me dadon sepse i kishte thënë Reign se ai “do të shkonte në burg” nëse fliste në makinë. Kourtney thotë se zgjodhi ta bënte bisedën përpara Reign për të treguar se ajo ishte aty për të.

“Duhet të kishte qenë private,” këmbënguli Kim. Ajo tha se preferon “ta mbajë stafin për një kohë të gjatë”.

“Kourtney, nuk mund të mbash as një dado”, vazhdon biseda, teksa gjërat tensionohen dhe pëmendet dhe fakti që “shumë dado kanë dhënë dorëheqjen sepse s’mund të mbanin dot fëmijët e Kourtney-t”.

Kim më vonë i kërkoi falje të motrës për mbyllur mosmarrëveshjen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu