Dëbora dhe ngrica dëmtojnë vreshtat,fermeri në Përrenjas lutet për ndihmë

0
Screenshot

Reshjet e dëborës, shoqëruar me temperatura të ulëta -4 gradë dhe ngricë shkatërruan totalisht vreshtarinë dhe pemtoret e qershive në Njësinë Administrative Qukës e Orenjë në Bashkinë e Përrenjasit.Sabri Kuriqi është një nga prodhuesit potencialë në fshatin Karkavec të Qukësit , i cili tregon se gjithë investimi prej 5 hektarë vreshtë është dëmtuar plotësisht.
Ai shpreh shqetësimin se askush nuk është interesuar nga institucionet për gjendjen aktuale në të cilën ndodhen fermerët.

Një mot të me ngrica në pranverë fermeri thotë se nuk e mban mend.I druhet më shumë pasojave afatgjata te vreshti ndaj kërkon ndihmë nga autoritetet shtetërore.

Afro 1500 ha tokë të mbjella vresht dhe qershi janë dëmtuar, në Përrenjas ndërsa fermerët theksojnë se pa ndihmën e shtetit janë të falimentuar./Infoweb Media