Degradon sherri mes kushërinjve, njëri prej tyre qëllon me pushkë

0

Një sherr mes dy kushërinjve në Maliq ka degjeneruar në përdorimin e armës së zjarrit.

Ngjarja ka ndodhur sot në fshatin Pogdorie. Fillimisht konflikti ka nisur verbalisht, e më pas njëri prej tyre ka qëlluar me pushkë, por fatmirësisht nuk ka plagosur asnjërin.

Autori, Ervin Gura u arrestua nga policia ndërkohë që po vijojnë hetimet për ngjarjen. Mësohet se kushërinjtë janë konfliktuar për motive të dobëta dhe ngjarja ka ndodhur afër banesës së autorit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu