Sulmoi me sëpatë zyrën e taksave duke plagosur 4 persona, Greqia dënon me burg përjetë 46-vjeçarin

0

Gjykata greke e Follorinës dënoi me burg përjetë një 46-vjeçar që në korrik të vitit të kaluar sulmoi me sëpatë zyrën e mbledhjes së taksave në Kozan.

Gjatë të gjithë procesit gjyqësor, autori nuk shfaqi pendesë për sulmin e kryer dhe në fjalët e tij përsëriste se do të bënte të njëjtën gjë ndaj zyrave të taksave nëse do të lihej i lirë.

“Nëse Zyra e Taksave do të ishte e mbyllur, unë do të shkoja te zyrat e prefekturës, ose te zyrtat e Gjykatave” tha ai, duke lënë gjyqtarët, prokurorët dhe avokatët pa fjalë, ndërsa në një pjesë tjetër të faljes së tij foli me mllef ndaj shtetit, institucioneve të tij, policisë.

46-vjeçari tha gjatë dëshmive se sulmin e kreu pas vrasjes së një aktivisti në qytetin e Volosit.

Dëshmitarët okularë dhe viktimat e sulmit që dëshmuan në gjyq treguan për skena horror. Një punonjëse e zyrës së taksave, që në këtë sulm humbi njerin sy tha: “Mbaj mend që duart po rrëshqisnin nga gjaku. Unë kurrë nuk do ta harroj erën e gjakut në jetën time”.

Prokurori tha se nga deklaratat e autorit dhe dinamika e ngjarjes vlerësohet se qëllimi i tij ka qenë që të godasë e vrasë sa më shumë njerëz, ndërsa oficerët e policisë që i vunë prangat dëshmuan se në momentin që ai u arrestua bërtiti: “Një mbledhës taksash më pak, radha juaj po vjen”.

Katër persona mbetën të plagosur nga sulmi në fjalë, ndërkohë që gjykata e dënoi me burg për jetë me akuzën e tentativës së vrasjes me paramendim dhe të mirëmenduar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu