Deklarata e plotë e Luçiano Boçit rreth përplasjes me Gjergj Lucën. Akuzat për manipulim të videos, ftesë organeve të drejtësisë të zbardhin ngjarjen dhe thirrja drejtuar ndërkombëtarëve

0

Deklarata e plotë e Boçit:

Do të isha shumë i lumtur që të flisja me ju për çështjet reale të krimit elektoral që ka shpërthyer kudo në vend. Për administratën që po u mbledh punonjësve kartat e identitetit për t’u hequr të drejtën e votës dhe për ta kanalizuar atë në xhepat e maxhorancës kundrejt shërbimeve jetike njerëzore dhe parave njëkohësisht për raportimet nga i gjithë vendi ku bandat kriminale po intimidojnë njerëzit derë më derë natën dhe ditën madje raste pengmarrjesh për t’i detyruar njerëzit e opozitës që ata të mos votojnë më datën 25 prill. Për presionin që u bëhet punonjësve të administratës për të depozituar numrat e kartave të identitetit në zyrat e PS si kusht për bukën e gojës së një ushtrie prej 240 mijë vetësh përfshi mësues, policë mjekë dhe të tjerë.

Për fat të keq duhet të flasim sërish për Llucën. Ngjarja dihet. Unë nuk kam ndryshuar version. Pas sulmit fizik kundër meje, unë i kam hipur makinës, kam shkuar drejt e në prokuroria për të kryer kallzimin penal dhe sekuestrimin e kamerave. Me gjasë pasi unë jam larguar Lluca ka kërkuar kapar dhe ka marrë videon.  Në video shihet një telefon i imi gjatë përleshjes fizike i cili ka rënë në tokë dhe unë e kam rimarrë atë duke ma dhënë njeriu që ishte më afër. Njeriu që po bisedoja fillimisht u ul e mori dhe ma dha. Gjergj Luca prej kësaj ka prodhuar alibinë qesharake të vjedhjes së telefonit për të mbuluar krimin e tij. ABC Neës nxori një pjesë të videos e cila siç kuptohet tani qartë paska qenë duke u përpunuar dhe manipuluar në Top-Channel. Videos së transmetuar nga Top-Channel dhe mediat  e qeverisë i mungon momenti i parë dhe kryesor, agresioni verbal dhe fizik i Gjergj Lucës kundër deputetit Luçiano Boçi. Ky moment është fshehur për të mbuluar të vërtetën dhe të vërtetat e ngjarjes.

Falkti që video e manipuluar nga Top-Channel po shpërndahet nga Partia Socialiste, dëshmon qartë se Gjergj Luca nuk flet dhe as nuk vepron nga pozitat e biznesmenit.  Ai është thjesht një zgjatim kriminal i mazhorancës dhe për fat të keq një borxhli i saj.  Është detyrë e Prokurorisë që të administrojë provat e kësaj vepre kriminale të kallzuar prej meje si kallzim penal. Unë nuk e di se Prokuroria e ka administruar këtë video si provë. Me marrjen e videos nga vendi i ngjarjes, Gjergj Luca i ka shtuar vetes edhe një vepër tjetër penale. Cënimin me synim prishjen e provave të një vepre penale të realizuar prej tij. Keqpërdorimi i hapur publik i provave të një vepre penale është dëshmi e arrogoncës dhe sihgurisë me të cilën sillen kriminelët në këtë vend.

Përsa i takon kësaj çështje, në mënyrën më institucionale të mundshme, ne do të depozitojmë sot një ankesë në Inspektoriatin e Lartë të Drejtësisë. Ftoj Inspektorin e Lartë të Drejtësisë Artur Metani nëse Prokuroria e Elbasanit e ka administruar si provë videon e plotë të ngjarjes dhe të hetojë për mënyrën e përdorimit publik jashtëgjyqësore të këtyre provave.

I bëj thirrje garantëve ndërkombëtare të Reformës në Drejtësi ambasadës amerikane dhe Prezencës së Komisionit Evropian në Tiranë që të mos lejojnë manipulim politik të institucioneve të reja të drejtësisë siç ka ndodhur tashmë me Policinë e Shtetit dhe çdo segment tjetër të administratës.

I ftoj miqtë tanë ndërkombëtarë ta mbikëqyrin këtë proces gjyqësor nga afër dhe të vlerësojnë performancën e institucioneve gjyqësore dhe organeve të reja të drejtësisë. Me zotin Lluca do shihemi në gjyq. Më vjen keq që instiktet e mia të vetmbrojtjes dhe reagimi im ndaj cënimit fizik e befasuan atë. Ai erdhi të më rrahë dhe iku i rrahur.

Integriteti fizik dhe moral i demokratëve është i pacënueshëm. Me porositësit e Llucës më 25 prill do të flasë vota e shqiptarëve. I ftoj qytetarët të dalin masivisht në votime ti japin zë lirisë së tyre. Diktatura ka marrë fund njëherë e mirë në Shqipëri.  Nuk ka krim dhe kriminel që mund ta rikthejë atë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu