Deklaroi: “Kushëriri mori status investitor strategjik”/ Damian Gjiknuri padit Agron Shehajn

0

TIRANË- Damian Gjiknuri ka paditur Agron Shehajn për shpifje, pas akuzave të këtij të fundit, që kushëriri i ish ministrit, ka marrë statusin investitor strategjik në Manastir Resort që do të ndërtohet në Butrint.

Këtë fakt e zbuloi Lorenc Vangjeli në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku deklaroi se Gjiknuri e ka depozituar padinë sot.

Sipas Shehajt, statusi investitor strategjik është dhënë për shkak të lidhjeve nepotike. Ai deklaroi se do të shkojë edhe në SPAK të çojë dokumenta.

Lorenc Vangjeli: ky person nuk ka lidhje. Nuk është djali i xhaxhait të Gjiknurit. Babai i tij nuk është vëllai i babait të Gjiknurit. Kanë apo jo marrëdhënie sepse kanë thithur ajër në të njëjtin qytet? Gazetarët e mi më kanë vënë në dispozicion edhe padinë që është depozituar sot. E shoh pak të përpjetë procesin, ju keni barrën e provës. Duhet të vërtetoni fjalinë e parë. Ka disa probleme, statusin si investitor strategjik e ka marrë Albstar, që ka ndërtuar stadiumin.

Agron Shehaj: Absolutisht do të shkoj në SPAK. Sidomos duke patur parasysh që zoti Gjiknuri paska bërë edhe padi ndaj meje, që paskam gabuar sipas tij lidhjen familjare.

Marrë nga TPZ

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu