Del foto e 40-vjeçarit të ekzekutuar sot brenda në makinë. E kaluara e autorit

0

Personi që shihni në foton më lart është Bledar Birçaj, 40-vjeçari i cili u ekzekutua me breshëri kallashnikovi mesditën e sotme në Vlorë, teksa udhëtonte me mjetin e tij tip BMW.

Atentati ndodhi në zonën e quajtur ‘Bishti i Kalldrëmit’, ndërsa humbi jetën në spitalin e Vlorës. Burimet bëjnë me dije se kanë qenë disa personat që kanë qëlluar, por nuk ka ende persona të dyshuar të si të përfshirë në këtë ngjarje.

Në drejtim të automjetit është qëlluar mbi 10 herë ndërkohë që në trupin e viktimës mendohet se janë konstatuar deri në 7 plumba. Biçaj ishte i shoqëruar në makinë edhe nga një person tjetër, i cili është marrë në pyetje nga policia.

Burime bëjnë me dije se Birçaj kishte vetëm një muaj që ishte kthyer nga Spanja, dhe një nga pistat ku po hetohet janë konfliktet që mund të ketë pasur në Spanjë. Emri i tij nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi në vitin 2011 është arrestuar në Vlorë si i dyshuar për vrasje duke iu vendosur masa e arrestit me burg me afat 45 ditë. Birçaj sakaq rezulton edhe pronar i një biznesi në Vlorë.

Policia raporton se grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Burimet bëjnë me dije se kanë qenë disa personat që kanë qëlluar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu