Del për të pirë cigare, 51-vjeçarja bie nga ballkoni dhe ndërron jetë

0

Një nënë e dy fëmijëve ka humbur jetën në mënyrë tragjike, natën e Krishtlindjeve, menjëherë pasi hapi dhuratat që kishin mbërritur në familje.

“The Sun” shkruan se Sharon Anne Daly-O’Dëyer, 51 vjeç, e veshur me një fustan humbi jetën pasi ra nga ballkoni i apartamentit të saj, ndërsa doli për të pirë duhan. Ajo e kishte shtëpinë në katin e katërt dhe banonte në Shepherd’s Bush.

Fëmijët e saj, Taylor dhe Dreë vrapuan jashtë pasi dëgjuan një zhurmë të fortë dhe panë nënën e tyre të shtrirë në tokë poshtë.

Taylor, 22 vjeç, u ul pranë trupit të mamasë së saj, derisa arriti ambulanca për ta marrë.

Taylor tha: “Ajo nuk merrte frymë dhe sytë i ishin hapur. Unë e mbaja dorën e saj kur ata i mbyllën sytë dhe thanë se nuk mund të bënin më shumë. Unë i dhashë asaj një puthje dhe i thashë: ‘Të dua’.”

“Ajo tha se do të kthehej në shtrat para se të bënte darkë, por do të kishte vetëm një cigare. Ne ishim brenda dhe vetëm kur dëgjuam një zhurmë. Vëllai im shikoi në ballkonit dhe tha: ‘ka rënë poshtë’. Po ulërinim”, tha më tej vajza.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu