Dedikimi i veçantë i AST Elbasani për Ervin Saraçin: Ti u largove në Ditën e Maleve por mes tyre dhe mes nesh do të mbetesh në përjetësi!

0

 

AST Elbasan bën dedikimin e veçantë për Ervin Saraçin i cili u nda nga jeta pak kohë më parë.

Një ndër pasionet e Ervinit ishte Alpinizmi. Ai ishte pjesë e ekspeditave të organizuara nga AST Elbasani dhe ka ngjitur pothuaj të gjitha majat e maleve në Shqipëri.

Me buzëqeshjen dhe mirësinë e tij, u kishte hyrë në zemër gjithë pjesëtarëve të këtij ekipi dhe jo vetëm.

Sot ishte ngjitja e parë pa Ervinin në Majën e Bukanikut. Në fakt ishte një ekspeditë e organizuar posaçërisht në kujtim të tij. Ekipi, i drejtuar nga Artur Guni, kishin përgatitur një banderolë gjigande me portretin e Ervinit mes maleve.

Dhe dedikimi ishte po aq madhështor: Lamtumirë Ervin! Lamtumirë miku ynë i qeshur.
Ti u largove në Ditën e Maleve por mes tyre dhe mes nesh do të mbetesh në përjetësi, citohej në këtë banderolë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu