Delegacioni i BE-së ka reaguar pas shoqërimit të dy gazetarëve që po raportonin në protestën e Klodian Rashës.
Në një njoftim në rrjetet sociale, BE përsërit se duhet të ketë zero tolerancë për kanosjet dhe kërcënimet ndaj medias.
“BE përsërit se duhet të ketë zero tolerancë për kanosjet dhe kërcënimet ndaj medias. Është thelbësore që gazetarët në Shqipëri të jenë në gjendje të bëjnë punën e tyre pa asnjë kërcënim dhune, ngacmimi dhe frikësimi, në mënyrë që qytetarët të kenë qasje në gjithë informacionin”, thuhet në njoftim.
Më herët, Komisioni Europian ka reaguar duke dënuar shoqërimin e gazetarëve në komisariat nga policia pas protestave të zhvilluara në Tiranë. Zëdhënësja e Komisionit Europian, Ana Pisonero-Hernandez i kujtoI Shqipërisë paketën e zgjerimit.