Gjykata e Tiranës lë në burg 11 protestues

0

Gjykata e Tiranës ka dhënë vendimin për 24 nga 42 të arrestuarit gjatë të protestave të zhvilluara ditët e fundit në kryeqytet.

Fax News mëson se për 11 persona është caktuar masa “arrest me burg”, për 9 prej tyre është dhënë masa “detyrim paraqitje” dhe për 4 të tjerë është vendosur masa “arrest shtëpie”.

Per 11 është caktuar masa arrest me burg, 9 detyrim paraqitje dhe 4 te tjerë arrest shtëpie. 6 nga të arrestuarit janë lenë me burg deri ne dat 24 dhjetor.

Gjykata i ka lënë kohë prokurorisë 2 javë për të sjellë prova të reja për këta persona. Ndërsa 5 janë lënë nën masën arrest me burg pa afat.

24 masat e para janë dhënë nga gjyqtarja Adriana Bere, ndërkohë që pritet pas pak gjyqtarja Shefkie Demiraj të japë vendimin edhe për të arrestuarit e tjerë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu