Alarm për lëshim bërthamor,Komanda Strategjike e SHBA-së shpjegon misterin

0

Disa menduan se ishte një kod për lëshim bërthamor; të tjerë se faqja e Pentagonit ishte hakuar.

Pati dhe nga ata qe e konsideruan një sinjal të qartë politikash konspiracioniste e folën për mundësinë e një komploti madhor. Mjaftoi një postim i çudtishëm në “Twitter” që të niste një stuhi e vërtetë reagimesh. Shkrimi i pakuptimtë rendiste vetëm disa gërma njëra pas tjetrës të cilat nuk formonin një fjalë të mirëfilltë, “;l;;gmlxzssaë” .

Por, pas shumë hamendësimesh, misterin e postimit që trazoi jo pak ujërat e zgjidhi vetë Komanda Strategjike e SHBA-së, që drejton forcën e armëve bërthamore të ushtrisë amerikane.

Pas statusit që u fshi disa minuta më vonë, qëndron, sipas saj, një fëmijë. Komanda sqaroi se një nga personat që menaxhon këtë llogari e kishte lënë atë hapur për disa minuta dhe postimi është bërë nga një fëmijë. “Nuk ka ndodhur absolutisht asgjë e keqe”, thuhet në mesazhin e saj.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu