Denoncim: Stafi i spitalit shkel masat anti-Covid, ja çfarë organizon

0

 

Një denoncim ka mbërritur në inbox-in e Fax News këtë të shtunë, në lidhje me shkeljen e masave anti-Covid nga stafi i spitalit të Ballshit.

Sipas denoncimit që ka mbërritur në Fax News, stafi po organizon një festë me mbi 10 persona, duke shkeluar kështu vendimin e komitetit teknik të ekspertëve që nuk lejon një gjë të tillë.

Denoncuesi/ja dërgon gjithashtu një foto ku shihet stafi duke festuar brenda një lokali, ku duket qartë se janë mbi 10 persona të grumbulluar.

“Ky eshte stafi i spitalit Ballsh. Ne nje feste ku ka me shume se 10 veta dhe keto zonja e zoterinj po shkelin masat anti-Covid. Nese nje staf shendetesor behet zinxhir infektimi dhe nuk zbaton masat e pandemise imagjino per njerezit e thjeshte. Madje nuk i kane zbatuar as vendimin e komitetit teknik te eksperteve,” thuhet në mesazhin e mbërritur në Fax News.

burimi: faxnews

infowebtv


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu