Dëshira e çdo vajze, mos vallë One Direction do ribashkohet

0

Është përfolur e është kërkuar kaq shumë dhe ja që edhe mund të ndodhë bashkimi i One Direction. Fansat e grupit kanë nisur të dyshojnë se së shpejti mund të kemi një ribashkim për shkak të një videoje live që Liam Payne ka bërë në Instagram së fundmi.

Këngëtari ju është përgjigjur disa pyetjeve të fansave të tij dhe mes tyre nëse vazhdon të ketë kontakte me Harry Styles.

“Po, fola me Harry-n dhe ishte shumë bukur. Ai më telefonoi sepse ka një shqisë të gjashtë nëse unë kam probleme, apo nëse ndonjëri nga ne është në telashe”, është shprehur Liam dhe ky moment i ka prekur të gjithë fansat.

“Fola me të dhe ishte një bisedë shumë e këndshme. Dhe kam shumë dashuri për të. Ai njeri i mirë, shumë, shumë i mirë”, ka thënë këngëtari.

Siç fansat mund ta rikujtojmë grupi është krijuar në vitin 2010 nga 5 djemtë, Liam, Harry, Zayn Malik, Niall Horan dhe Louis Tomlinson e kanë fituar mbi 200 çmime. Por në vitin 2016-të djemtë vendosën që të ndiqnin secili karrierën solo.

Në lidhje me këtë Liam është shprehur”

“Është e vështirë të jesh në këtë pozicion ndonjëherë, shikon nga larg story-t e disa njerëzve që më parë i njihje aq mirë. Kjo është e vështirë kur ndjen se një pjesë e jotja të mungon. Dhe besoj se të gjithë ne, unë dhe djemtë, e kemi ndjerë këtë në kohë të ndryshme”.

Duke reflektuar për suksesin e tyre si artistë individualë, Liam la të kuptojë se ai ka dëshirë të madhe për një ribashkim e sigurisht diçka e tillë mund të ndodhë.

“Është njësoj sikur të mungon një mik i dashur, por të gjithë janë aq të zënë dhe ti duhet ta kuptosh gjithë këtë. Do të doja shumë që në të ishim sërish të gjithë në një studio. Besoj se do të ishte gjëja më e mirë. Të gjithë e kemi thënë jashtë këtë gjë, por nuk ja kemi thënë njëri-tjetri

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu