Një foto e vështirë për t’u kuptuar e një urangutangu me qiellin e reflektuar në ujë, fitoi çmimin e madh në kompeticionin “Fotografi i Vitit 2021”.
Vijayan bëri foton e tij në Borneo, duke zgjedhur një pemë që rritet në ujë, në mënyrë që të merrte dhe reflektimin e qiellit për të marrë efektin “me kokë-poshtë”.
“Ky imazh do të thotë shumë për mua pasi popullata e urangutangëve është reduktuar me ritme alarmuese”, tha fotografi.
“Pemët janë më shumë se 1,000 vjecare, dhe një aset madhor për planetin tonë, të cilat tani po prihen për plantacionet e vajit të palmave”.
“Ne si njerëz kemi shumë alternativa për të zëvendësuar vajin, ndërsa urangutangët nuk kanë opsione të tjera nëse humbasin habitatin e tyre.”
Në galerinë e mëposhtme janë fituesit e kategorive të tjera, me përshkrimet e fotografëve përkatës:
Foto e Vijayan fitoi gjithashtu për kategorinë e “Sjelljes së kafshëve”.