Dëshmon ish pjestari i “Dëshmitarëve të Jehovait”/ Fe e korruptuar

0

Punuar nga: Halit Hidri

“Dëshmitarët e Jehovait” , të njohur ndryshe si “Feja derë më derë” me seli qëndrore në Amerikë dhe me miliona ndjekës në të gjithë botën ka arritur të deportojë edhe në vendin tonë. Një seri vetëvrasjesh mes besimtarëve të kësaj organizate fetare ka ngritur dyshime se kishin të bënin me këtë besim, por që nuk u vërtetuan kurrë. Si qëndron e vërteta? A është kjo organizatë fetare e rrezikshme për shoqërinë?  Më poshtë paraqitet dëshmia e një antari të larguar nga “Dëshmitarët e Jehovait”  e shkëputur nga “Top Story”.

Dëshmia:

“Kam qenë një nga dëshmitarët e Jehovait për 15 vjet. E njoh fenë nga brenda, si u zhvillua në Shqipëri dhe ndryshimet që kanë ndodhur në doktrinë që nga viti 2020. U largova pasi kuptova që dhe kjo fe ishte e korruptuar,  si gjithë të tjerat në fund të fundit. Fillova të flas me kursim me persona të tjerë brenda në fe, në lidhje me gjetjet e mia, por kur pleqtë e kongregacionit e morën vesh, pjesëtarët filluan të më shmangnin dhe mos të më flisnin apo takonin. Kjo bëhet në mënyrë që të mos infektoja dhe të tjerët me dyshimet e mia e kështu ti bëja që të shkëputeshin nga kongregacioni. Kur je brenda nuk e kupton që po mashtrohesh. Njerëzit që përbëjnë kongregacionin janë njerëz të mirë në përgjithësi por janë të mashtruar dhe zakonisht qëndrojnë në fe nga frika e Armagedonit (përmbysja e botës).

Edhe nëse dikush dëshiron të largohet shpesh e mundon pyetja  që zakonisht ndodh me sektet fetare, “Ku do të shkoj ?” “Mos jam mashtruar nga fryma e botës apo  Satanai ?”.

Duhet karakter i fortë për të vazhduar jetën pasi je larguar nga ajo fe. Në këtë organizatë ka mashtrime, gënjeshtra, manipulime që vihen re në doktrinat pa bazë, data të sajuara dhe shtrembërime të shkrimeve të Biblës.  Presionet që bëhen të izolojnë nga personat e tjerë. Problemi që bota po has nga kjo fe është që ajo ndalon transfuzionin e gjakut dhe si rezultat ka pasur dhe ka vdekje për shkak të besimit. Gjithashtu besimi i tepruar nga besimtarët te drejtuesit ka bërë që shumë fëmijë të abuzohen seksualisht, por rrallherë këto janë bërë publike.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu