Ministrja e Shëndetësisë shprehet se e këshillueshme është që edhe ata që e kanë kaluar Covid-19 të vaksinohen

0

A duhet ta bëjnë vaksinën ata që e kanë kaluar Covid-19? Zv/ ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli  në konferencën e sotme për median, së bashku me anëtarët e komitetit teknik tha se kjo është e këshillueshme.

Ende nuk dihet sesa zgjat imuniteti i fituar prandaj edhe personat të cilët e kanë kaluar Covid-19 duhet të vaksinohen.

“Sa i përket vaksinimit të personelit shëndetësor i cili ka kaluar Covidin, akoma nuk dihet se sesa zgjat imuniteti, akoma nuk dimë sesa zgjat edhe imuniteti i fituar, prandaj për këtë arsye është e këshillueshme që edhe ata persona të cilët e kanë kaluar Covid-19 të vaksinohen. Pavarësisht se vaksinimi nuk është i detyruar dhe është falas është e këshillueshme që edhe ata që e kanë kaluar të vaksinohen“- tha ajo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu