Detaje nga djegia e automjeteve në Elbasan. Emrat

0

Digjen gjatë natës dy mjete në Elbasan.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në lagjen ”11 Nëntori”. Burime bëjnë me dije se një prej mjeteve të djegura, tip ”volvo” është në pronësi të shtetasit Daniel Duka, ndërsa mjeti tip ford fokus në pronesi të Aleksandër Bragjecit.

Burime nga grupi hetimor thonë se djegia e mjeteve ka qenë e qëllimshme, ndërkohë që është duke u punuar për zbardhjen e ngjarjes. Makinat kanë qenë të parkuara pranë ngjëra tjetrës, dhe derimë tani nuk dihet ende se cila prej tyre ka qenë objektivi i autorëve.

Njoftimi i Policisë:
Në orët e para të mëngjesit, në lagjen “11 Nëntori”, Elbasan, është djegur pjesërisht mjeti tip “Volvo”, në pronësi të shtetasit D.D., dhe si pasojë është djegur pjesërisht edhe një mjet tjerë tip “Ford”, i cili ishte pranë mjetit te parë, të cilat ishin të parkuara në rrugë.
Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të rënies së zjarrit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu