Policia e Kosovës sekuestron 28 kg drogë në kufirin me Shqipërinë

0

Në pikën e përbashkët kufitare mes Kosovës dhe Shqipërisë, në Vërnicë, është sekuestruar nga Policia e Kosovës më shumë se 28 kg drogë.
Uniformat blu të Kosovës kanë konfiskuar dy çanta ku kishte 50 paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë totale prej 28 kilogramë e 686.8 gramë.

Njoftimi i policisë kosovare

“Njësiti policor gjatë vëzhgimit ka vërejtur dy të dyshuar duke hyrë nga territori i Shqipërisë në drejtim të Kosovës të cilët kishin nga një çantë në krahë me përmasa të mëdha. Dy të dyshuarit pasi e kanë vërejtur policinë kanë lëshuar çantat në tokë dhe kanë ikur në drejtim të Shqipërisë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë Njësiti antidroge i DHTN Prizren, të cilët kane gjetur dhe konfiskuar dy çanta ku kishte 50 paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë totale prej 28 kilogram e 686.8 gram. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu