Zbulohen detaje të reja në lidhje me ngjarjen në Gramsh, ku dyshohet se vëllai dhunoi dhe abuzoi seksualisht motrën e tij.
Infoweb Media mëson se të dy individët do ti nënshtrohen ekzaminimeve mjekoligjore për të konfirmuar nëse vajza është abuzuar apo jo.
33-vjeçarja ka edhe një fëmijë dhe ka pretenduar përpara efektivëve të policisë se edhe fëmijën e ka me të vëllain.
Pas daljes së përgjigjes së ekzaminimeve dhe nëse konfirmohet abuzimi do të kërkohet edhe një test ADN për fëmijën.
Njoftimi i Policisë!
Komisariati i Policisë Gramsh arrestoi në flagrancë shtetasin E. S., 36 vjeç, banues në Gramsh, pasi ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij dhe dyshohet se ka abuzuar seksualisht me të.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.