Detaje rreth vdekjes së 3-vjeçarit në spitalin e Elbasanit. Çfarë thotë policia?

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në spitalin e Elbasanit.

Një fëmijë 3 vjeç nga fshati Kusarth ka humbur jetën pak pas mesnate, pas disa orësh në gjendje të rëndë.

Burime për Infowebtv bëjnë me dije se fëmija është dërguar me urgjencë në pediatrinë e Elbasanit dhe është futur në oksigjen. Mësohet se ai ishte i prekur nga bronkopneumonia dhe insuficienca e ulët e oksigjenit.

Sipas policisë grupi hetimor ka kryer hetimet e para dhe tashmë pritet ekspertiza mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës së të miturit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 19.01.2022, në orët e para të mëngjesit është dërguar në spitalin e Elbasanit, në gjendje të rëndë për jetën, shtetasi i mitur A. I., 3 vjeç, i cili pas disa orësh ka humbur jetën. Grupi hetimor ka kryer veprimet e para hetimore në vendngjarje dhe pritet ekspertiza mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu