DETAJE TË REJA/ I riu Arjan Sala dyshohet se vdiq prej asfiksisë, u gjet i përmbysur dhe me disa shenja djegie

0

Detaje të reja dalin në dritë nga ngjarja e ndodhur në magazinën e një biznesi privat në Tiranë, ku mbeti i bllokuar 32-vjeçari Arjan Sala, trupi i të cilit u gjet mëngjesin e sotëm.

Gazetari i Fax News Elvis Myrta raporton se situata pranë qëndrës tregtare është sot e qetë, dhe po vijon punë për pastrimin e mbetjeve në magazinën ku ka rënë zjarri.

Punonjësit e tjerë kanë treguar se Sala ka hyrë në katin përdhe, për të nxjerrë disa prej punonjësve që merreshin me sistemimin, dhe më pas ka marrë një fikëse zjarri portative, ku ka tentuar të shuajë flakët, por pa mundur që t’ia dalë, dhe mbeti i bllokuar për rreth 60 orë.

Dyshohet se vdekja e të riut ka ardhur si pasojë e asfiksisë, pasi trupi i tij është gjetur në pozicionin e përmbysur, dhe me disa djegie, por pa prishur strukturën.

Kanë qenë familjarë të të riut ata që së bashku me ekipin e zjarrfikësve kanë hyrë disa herë në ambientet e magazinës, në mënyrë që të bënin të mundur identifikimin e viktimës, që tashmë është drejtuar drejt morgut të Tiranës, ku do të kryhen dhe hetimet e nevojshme.

32-vjeçari Arjan Sala ka mbetur i bllokuar që prej pasdites së të mërkurës në një magazinë pranë një qëndre tregtare. Ai ishte përgjegjës i sigurisë, dhe në momentin që ka rënë zjarr ka hyrë për të shpëtuar persona të tjerë po ka mbetur vetë brenda.

Kërkimet për të nisën që prej të mërkurës, por mungesa e mjeteve të specializuara i bëri më të vështira kërkimet, ndërkohë që familjarët hodhën akuza në drejtim të zjarrfikëseve, që sipas tyre nuk kishin mjete.

Ata thanë se në rast se do të ishte ndërhyrë shpejt, mbase do të kishte mundësi që i riu të nxirrrej i gjallë nga magazina, e cila ishte e mbushur me materiale të ndryshme, veshjesh apo metalike, që lehtësuan përhapjen e flakëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu