Zbulohet makineria që prodhonte Bitcoin në vendin ku u vra Mehmet Qema në Tiranë (FOTO)

0

Një makineri që prodhon monedhën virtuale Bitcoin është gjetur në vendin e ngjarjes ku u vra 27-vjeçari Mehmet Qema, bënë me dije burime pranë krimit ekonomiko financiar.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur krimi ekonomiko financiar për të zbardhur detaje që mund të lidhen me ekzekutimin e Qemës.

Gjithashtu, Top Channel ka siguruar pamjet e makinerive që ndodhen pranë zonës ku po qëndronte 27-vjeçari së bashku me shokët e tij derisa u qëllua për vdekje.

Vrasja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:15, ku Mehmet Qema dhe Marjus Dema së bashku me disa miq të tjerë kanë qenë së bashku për disa orë në ambientet e një lokali në zonën e ‘5 majit’. infowebtv.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu