Detaje të reja/ Plagosja në Kavajë, si agravoi situata mes të rinjve

0

 

Detaje të reja janë zbuluar nga plagosja me armë zjarri në mesnatë në qytetin e Kavajës. I plagosur mbeti 34-vjeçari Shkëlzen Shehu i cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri nga bashkëmoshatari i tij i identifikuar si Emiljano Sina.

Ndërkohë bëhet me dije se Sina rezulton të jetë një person me precedent penal në fushën e armëmbajtjes pa leje.

Sherri mes dy të rinjve ka agravuar në përdorimin e armës dhe për pasojë është plagosur në këmbë 34-vjeçari Shehu.

Ndërkohë Sina vijon të jetë në arrati, ndërsa po punohet për kapjen e tij. Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu