Detaje të reja/ Rrëzohet në humnerë, vajza 14-vjeçare gjendet e gjallë

0

Vajza 14-vjeçare që u rrëzua në një humnerë në Përmet është nxjerrë e gjallë. Mësohet se e mitura ka dhënë shenja jete dhe tashmë po dërgohet në spital.

Vajza që u rrëzua paraditen e së premtes në një humnerë në vendin e quajtur “Shënelenë” ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ndodhi rreth orës 11:20, në fshatin Lipe të Përmetit ndërsa Anamaria Qirici ndodhej në vendin e pelegrinazhit me prindërit në momentin që u rrëzua.

Pas mbërritjes së zjarrfikësve edhe me ndihmën e banorëve adoleshentja u nxor e gjallë nga humnera.

Pasi u shpëtua Anamaria ka dhënë shenja jete dhe u transportua në spitalin e Përmetit kur ndodhet tashmë jashtë rrezikut për jetën.

infowebtv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu