Detajet nga atentati në Belgjikë/ Erion Hasanbelliu u qëllua me 6 plumba pas shpine

0

Mësohen detaje rreth atentatit të një nate më parë në Belgjikë.

Ndaj Erion Hasanbelliu 43 vjeç u qëllua 6 herë me plumba pas shpine.

Ai dyshohet si i përfshirë në disa ngjarje kriminale në vendin tonë.

Policia belge ka identifikuar autorin dhe e ka shpallur në kërkim, ndërsa dyshohet se është shtetas shqiptar, me inicialet K.N.

Nga informacionet e para mësohet se ai është qëlluar me 6 plumba, 4 nga të cilët e kanë kapur në trup.

Ai është transportuar në spital në gjendje të rëndë dhe i është nënshtruar një operacioni.

Dyshohet se atentati është bërë për larje llogarish të vjetra. Hasanbelliu nuk është emër i panjohur për policinë, pasi ai bashkë me dy vëllezërit e tij janë përfshirë në disa ngjarje të rënda kriminale, siç ishte edhe “masakra e Sanatoriumit”.

Ngjarja në fjalë ndodhi në 19 gusht të vitit 2000. Po ashtu ata po gjykohen për vrasjen e Julian Çelës dhe plagosjen e Kasandër Nogën, në Anvers të Belgjikës, ngjarja e ndodhur në 2002.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu