Dha penalltinë absurde, arbitri dënohet me 15 muaj burg

0

Srdjan Obradovic, arbitri serb, është dënuar me 15 vite burg dhe 10 vite është skualifikuar nga bota e futbollit për shkak të përfshirjes në trukime ndeshjesh.

Gjyqtari ishte arrestuar për akordimin e një penalltie në një ndeshje të vitit 2018, mes skuadrës së Spartak Subotica dhe Radnicki Nis. Procesi gjyqësor ka vijuar gjatë dhe tani ka ardhur dënimi.

Për skuadrën e Subotica duhej fitorja në duelin me Radnicki Nis dhe Obradovic akordoi një penallti absurde, që i siguroi fitoren me rezultatin 2-0 dhe kualifikimin në Europa League.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu