Dy vëllezër kanë mbetur të plagosur rëndë sot pranë kanionit të Holtës në Gramsh. Dy vëllezërit nga Elbasani përkatësisht Fiordi Hasa 26 vjeç dhe Irdi Hasa 29 vjeç mësohet sipas burimeve jozyrtare kanë qënë duke lëvizur me motor teksa janë aksidentuar rëndë. Shkak është bërë prerja e rrugës nga një kafshë e imët dhi. Motori ka humbur kontrollin dhe dy të rinjtë pasi janë rrëzuar kanë marrë plagë të shumta. Njëri prej tyre mësohet se është transportuar me holikopter në spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa tjetri drejt spitalit Rajonal Elbasan. Në vendngjarje ka shkuar ekipi i zjarrfikëses dhe policisë për të sqaruar rrethanat e aksidentit të rëndë.