Rama: Mos bini pre e hienave, vaksina kineze e preferuar për kurorat mbretërore

0

Kryeministri Edi Rama hodhi poshtë zërat skeptikë për vaksinën kineze “Sinovac”. Nga qendra e vaksinimit në Berat, Rama i bëri thirrje qytetarëve të mos bien pre e hienave dhe kukuvajkave duke theksuar se “Sinovac” po e nxjerr Turqinë nga tuneli i pandemisë.

Ai tha se kjo vaksinë është më e preferuar në vendet e pasura të lindjes së mesme dhe për kurorat mbretërore të asaj zone. Rama shtoi se fakti që kjo vaksinë nuk është futur në vendet e BE nuk ka lidhje me efektivitetin e saj, por me çështje që nuk e prekin Shqipërinë.

“Unë dua ta përsëris që të mos bjerë askush viktimë e hienave dhe kukuvajkave. Vaksina e ardhur nga Turqia e kompanisë kineze është e super suksesshme që Turqinë e nxjerr çdo ditë e më shumë nga tuneli i pandemisë. Është vaksina që kanë preferuar vendet e pasura të lindjes së mesme dhe kurorat mbretërore të asaj zone kanë marrë këtë vaksinë.

Fakti që nuk ka hyrë në BE nuk ka lidhje me eficencën e vaksinës por me çështje të një natyre tjetër që ne nuk na intereson dhe nuk na prekin. Ne na intereson të nxjerrim nga tuneli popullin shqiptar dhe të nxjerrim nga kjo situatë pasigurie të gjithë popullsinë. Nesër fillojmë me efektivët e policisë. Do vazhdojmë edhe me gazetaret e terrenit. Po bëhen gati listat për punonjësit e shërbimeve hoteliere dhe grave dhe vajzave që punojnë na fasoneri”, u shpreh Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu