Dhoma e Avokatisë Vlorë dhe Shkodër: Vijojmë deri më 24 qershor bojkotin, autoritetet injoruan shqetësimet tona

0

Dhomat e Avokatisë Vlorë dhe Shkodër do të vijojnë bojkotin e seancave gjyqësore pas ‘injorimit’ të shqetësimeve të tyre lidhur me miratimine Hartës së re Gjyqësore nga autoritetet vendore. Sipas kësaj dhome do të bojkotohen të gjithë seancat gjyqësore deri më datë 24, ndërsa në datat 21 dhe 22 qershor do të bojkotohen dhe masat e sigurimit personal.

Lajmin e ka bërë të ditur kreu i dhomës së Avokatisë Vlorë, Durim Bajramaj i cili tha se kjo dhomë u mblodh në një takim urgjent në prag të përfundimit të bojkotit të nisur pak ditë më parë në lidhje me këtë çështje.

Bajramaj tha se kètij vendimi i është bashkuar edhe Dhoma e Avokatisë Shkodër.

Bajramaj theksoi sërish keqardhjen se autoritetet vendore por edhe politike nè Vlorë kanë injoruar këtë vendim që i heq institucione të rëndësishme Vlorës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu