Dhoma e Ekonomisë së Gruas, Kotherja: Nismë për fuqizimin e gruas në biznes

0

Dhoma Ekonomike e Gruas, kushtuar gruas dhe sipërmarrjes vjen si një nismë e grave sipërmarrëse dhe profesioniste me dhjetëra vite përvojë në fushat e tyre.
Kryetarja e kësaj Dhome Adriana Kotherja thotë se, kjo nismë synon të fuqizojë gruan, familjen dhe ekonominë shqiptare. Dhoma parashikon të ngrejë dhe mbrojë interesat e sipërmarrjes.

Gratë në karrierë e biznes përballen me sfida të mëdha në nivel lokal dhe global: studime të shumta flasin për aksesin e ulët të gruas në financa krahasuar me meshkujt, ndërsa në vendet në zhvillim, sfidat e gruas janë edhe më komplekse.

Por, njëkohësisht gruaja është potencial i madh dhe burim i pashtershëm energjie. Pikërisht ajo, që i nevojitet ekonomisë dhe vendit tonë.Themelueset e kësaj dhome thonë se, qëllimi është mbrojtja e interesave ekonomike dhe sociale të grave sipërmarrëse, profesioniste dhe të vetëpunësuara në të gjitha fushat.

Dhoma parashikon të ofrojë shërbime, që nxisin zhvillimin ekonomik e social të tyre, promovim dhe mundësi bashkëpunimi veprimtari promovuese dhe zhvilluese, bashkëpunime kombëtare dhe rajonale, studime, botime, projekte dhe konsulenca.
Themelueset e kësaj dhome janë të angazhuara në tregun e prodhimit dhe shërbimeve në vend, si dhe në fushën e konsulencës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu