Dhuna në familje është një fenomen shumë i përhapur në shoqërinë tonë. Dy raste referon policia e Elbasanit në 24 orë. Një 50 vjeçar nga Belshi akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për të njëjtën vepër penale.Ndërsa Policisë Librazhd arrestoi në flagrancë shtetasin B. A., 31 vjeç, banues në Prrenjas, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Njoftimi i Policisë!
Komisariati i Policisë Cërrik arrestoi në flagrancë shtetasit:
-L. D., 50 vjeç, banues në Belsh, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për të njëjtën vepër penale;
Komisariati i Policisë Librazhd arrestoi në flagrancë shtetasin B. A., 31 vjeç, banues në Prrenjas, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.