Dhunë në familje, arrestohet burri në Durrës, rrahu të shoqen

0

Rastet e dhunës në familje nuk kanë të mbaruar në Shqipëri. Pothuajse çdo ditë publikohen njoftime ku burri rreh gruan, djali dhunon prindërit etj.

I tillë është rasti i sotëm në Durrës, ku një 58-vjeçar me iniciale G.P ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Për pasojë 58-vjeçari është arrestuar nga policia.

Njoftimi i Policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin G. P., 58 vjeç, banues në lagjen nr. 14/1, Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu