Dhunoi dhe kërcënoi me vrasje bashkëjetuesen e tij, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë, autori emër i njohur për policinë

0

Një 40-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi dhunoi dhe më pas kërcënoi se do e vriste bashkëjetuesen e tij.

Mësohet se në pranga përfunduar shtetasi D.H, i cili dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses dhe e ka kërcënuar se do ta vriste.

40-vjeçari është një emer i njohur për drejtësinë shqiptare, pasi ka qenë i dënuar për vrasje.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale në familje.

Ushtroi dhunë ndaj bashkëjetueses dhe e kërcënoi se do ta vriste, vihet në pranga 40-vjeçari i dënuar më parë për vrasje.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3, pas njoftimit të marrë nga një shtetase, se bashkëjetuesi i saj e dhunonte, menjëherë kanë organizuar punën dhe në kuadër të operacionit policor të koduar “Parandalimi” kanë arrestuar në flagrancë shtetasin:

D. H., 40 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vrasja”.

Ky shtetas dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses dhe e ka kërcënuar se do ta vriste.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Dhuna në familje”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu