Dhunoi ish-bashkëshorten, 48-vjeçari në Gjirokastër përfundon në pranga

0

Është vënë në pranga 48-vjeçari me inicialet J.B banues në Gjirokastër pasi ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëshortes.

Njoftimi i Policisë: Gjirokastër

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin J. B., 48 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëshortes së tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu