Dhunoi nënën dhe theu sendet në banesë, arrestohet 30-vjeçari në Cërrik

0

Një 30-vjeçar me iniciale D. B. është vënë në pranga nga Policia e Cërrikut, pasi u kap në flagrancë duke ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij. Përveç dhunës, i riu ka dëmtuar edhe disa sende shtëpiake në banesë. Ngjarja ka alarmuar familjarët, ndërsa ai tashmë do të përballet me drejtësinë.