Ndalohet 37-vjeçari në Cërrik, akuzohet për ndërtim pa leje në fshatin Rrasë

0

Policia e Cërrikut, në zbatim të urdhrit të prokurorit, ka ndaluar shtetasin S. B., 37 vjeç. Ai akuzohet për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, pasi dyshohet se kishte ngritur një objekt pa leje në fshatin Rrasë, me qëllim përfitimi. Materialet hetimore janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Elbasanit për veprime të mëtejshme.