Dhunonte bashkëshorten në sy të djalit! Ja veprimi i të miturit, që çoi në pranga 51-vjeçarin

0

 

Policia italiane në Milano ka arrestuar një 51-vjeçar shqiptar, i cili akuzohet për dhunë në familje. Denoncimi u bë nga djali 13-vjeçar, i cili telefonoi policinë për të kërkuar ndihmë, në kohën kur babai i tij ishte duke dhunuar nënën.

Nga ana e saj, gruaja ka treguar në polici se për 20 vjet i është nënshtruar dhunës psikologjike dhe fizike nga partneri i saj, të cilin nuk e kishte raportuar nga frika e hakmarrjes.

Karabinierët arritën të ndalonin burrin dhe e arrestuan ndërsa gruaja u dërgua në spitali, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu