DiCaprio mesazh të drejtëpërdrejtë Ramës, Metës, Bashës dhe Kryemadhit

0

Aktori Leonardo DiCaprio ka folur sërish në mbrojtje të lumit Vjosa nga ndërtimi i digave, me anë të një reagimi në Instagram ku ka bërë tag liderët më të lartë në Shqipëri, Ramën, Metën, Bashën dhe Kryemadhin.

Në një postim në Instagram ai ka shpërndarë një video ku shihen aktivistë nga e gjithë europa që i kërkuan qeverisë shqiptare dhe Komisionit të Bashkimit Europian që të mbështesin iniciativën VjosaParkNoë, e cila konsiston në ndërtimin e Parkut të Parë Kombëtar në Europë.

”Lumi Vjosa është lumi më i madh i egër në Evropë. Janë 300 kilometra që rrjedhin pandërprerë nga burimi i saj në malet në Greqi në detin Adriatik. Lumi është jetësor i rëndësishëm për më shumë se 1,100 lloje të peshqve të ujërave të ëmbla dhe është i rëndësishëm për njerëzit në Shqipëri. Dje, Parlamenti Evropian nxiti autoritetet shqiptare “të krijojnë sa më shpejt të jetë e mundur Parkun Kombëtar të Vjosës, duke e shtrirë të gjithë gjatësinë e lumit.”– shkroi ai.

Ai e përfundoi shkrimin e tij duke i kërkuar ndjekësve të tij që të shpërndajë sa më shumë videon dhe ti bëjnë thirrje kryeministrit Edi Rama, presidentit Ilir Meta, kryetarit të PD-së Lulzim Basha dhe kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi.

“Shpërndajeni këtë video dhe pyesni @ediramaal @lulzimbasha @ monika.kryemadhi @ ilirmeta.faqjazyrtare të bëjë të njëjtën gjë“, përfundoi ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu