Digjet gjatë natës makina, dyshimet e para të policisë

0

Një makinë është djegur gjatë mesnatës së djeshme në Fier.

Makina tip “Mitsubishi Carisma”, është djegur në vendin e njohur si ish-UMB në Fier.

Automjeti me motor benzin-gas, me targa AA265 HS, ka marrë flakë në ecje e sipër, çka e ka detyruar drejtuesin, Dashnor Hysko, të dalë i alarmuar prej saj.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat zjarrfikëse që kanë mundësuar shuarjen e flakëve, ndërsa makina është djegur në pjesën më të madhe të saj.

Policia ka shkuar në vendngjarje për të parë nga afër situatën, ndërsa nuk dihen ende shkaqet që kanë çuar në shpërthimin e flakëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu