Digjet gjatë natës makina e një gruaje,dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

0

Një makinë është djegur gjatë natës në qytetin e Vlorës, ndërsa burime bëjnë me dije se ngjarja dyshohet se ka qenë e qëllimshme.

Sipas policisë mjet i markës “Opel” që është djegur në lagjen “24 Maji” është  në pronësi të shtetases A. T., banuese në Vlorë.

“Më datë 09.04.2021, rreth orës 23:55, në lagjen “ 24 Maji”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur pjesërisht një mjet i markës “Opel”, në pronësi të shtetases A. T., banuese në Vlorë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit”, njofton Policia e Vlorës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu