Digjet një makinë në aksin Fier–Seman, DYSHIMET e para

0

Një makinë është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit në aksin rrugor Fier–Seman, pranë mbikalimit të trenit.

Nga informacionet paraprake mësohet se fatmirësisht, nuk ka persona të lënduar.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe shërbimet e policisë, të cilat po punojnë për të zbardhur plotësisht shkaqet e ngjarjes.