Disa këshilla kujdesi për të infektuarit me Covid-19,flet doktoresha e njohur

0

Pacientët që vuajnë nga pneumonia për shkak të virusit vdekjeprurës u duhet një periudhë më e gjatë kohore për tu rikuperuar,e cila përfshin pushim,ushqim cilësor i mbushur me një dietë të pasur vitaminash,proteinash e karbohidratesh,dhe ushtrime të cilat forcojnë imunitetin dhe rregullojnë frymëmarrjen.

Pas infektimit me korona,mushkëritë kanë nevojë për një shërim të gjatë.Ky virus shkakton inflamacion në shumë njerëz,i cili te disa pacientë fatkeqsisht lë shenja në indin e mushkërive dhe ngadalëson ndjeshëm shërimin pas infektimit.
Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme që njerëzit të pushojnë dhe të kujdesen per dietën e tyre menjëherë pas sëmundjes.

Tek pacientët me pneumoni,përvec terapisë,hidratimi është i rëndësishëm,ashtu si dhe tek infeksionet e tjera.Ethet dhe djersitja mund të cojnë në dehidratim,prandaj kini kujdes.

Doktorët rekomandojnë çajra bimorë të ndryshme,sa më shumë ujë,qumësht,supëra të ndryshme me perime,por KUJDES!Nuk duhet të përdorni pije të gazuara sepse ju dëmtojnë organizmin.

Ju duhen rreth 2 litra ujë në dite,-thotë Dr.Tatjana Radosavljevic,pulmonologe.
Duke qënë se covid-19 tashmë është një sëmundje sistemike,nuk dihet nëse zemra është e përfshirë përvec mushkërive.

Kjo është arsyeja pse këshillohet të pushoni,të lëvizni në shtëpi,por të mos keni ndonjë forcim të madh fizik.Edhe kur faza aktive e sëmundjes ka mbaruar, sforcimi fizik nuk rekomandohet,por shëtitjet e lehta duhet të fillojnë në doza,aq sa lejon trupi.

Cilat janë ushtrimet e rekomanduara për to?
Ato që rekomandohen janë ushtrime të lehta të frymëmarrjes.

Qëllimi i këtyre ushtrimeve është zgjerimi i gjoksit dhe më pas mushkëritë për ti arritur atyre sa më shumë gjak dhe të shërohen sa më shpejtë.
Frymëmarrja e thellë dhe e lehtë gjithashtu ventilon pjesët më të vogla të mushkërive.

Si duhet të ushqehet pacienti pasi vuan nga pneumonia,a ka me të vërtetë efekt hirra?

Doktoresha thotë që pacienti duhet të ket një dietë sa më të pasur,mbi të gjitha me zink.
Sa i përket hirrës,qoftë dhie apo lope,është një ushqim i shkëlqyer që mund të shërojë mëlçinë.

Nëse nuk janë diabetikë,pacientët duhet të përdorin mjaltë,pelte mbretërore,shumë fruta e perime.Përvec këtyre,këshillohet të përdoret sa më shumë vitaminë D,por duhet të kontrollohet herë pas here për nivelet e gjakut për të parandaluar hipervitaminozën.

Nga Anxhela Aliu

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu