Dita Botërore e Shtypit, flasin qytetarë e gazetarë

0

Media eshte kthyer ne nje nga mjetet me te rendesishme per kerkimin e informacionit, pasi transmeton per cdo ndodhi zerin e qytetareve pa e transformuar ate. Por nese do te shikojme ne Shqiperi zor se gjejme media apo drejtues te mediave qe te jene te pandikuar nga politika qeverisese e jo vetem.

Edhe shoqatat perkatese te cilat jane formuar per mbrojtjen e gazetareve sot nuk marrin mundimin te denoncojne as rastet e dhunes apo kercenimit me te lehte te mundshem.

Sot data e 3 majit eshte cilesuar si Dita Nderkombetare e Lirise se Mediave e sipas drejtorit te informacionit te Infowebtv:

“Liria e medias dhe e shtypit eshte e zhvilluar vetem ne shtetet e Evropes Perendimore e ndersa mungese te theksuar te lirise se medias veme re ne vendet e treta, ne ato vende jo te konsoliduara.”

Vete gazetarja e FaxNews shprehet duke thene se:

“Eshte per te ardhur keq kur degjojme edhe nga shoqatat qe liria e medias se fundmi vetem se ka ecur me hapa pas.”

Ndersa Kryetari i Shoqates se Gazetareve te qytetit te Elbasanit tregon se:

” 3 Maji eshte nje dite qe njihej prej kohesh por nuk eshte zbatuar asnjehere per shkak te sistemit komunist qe keqkuptonte konceptin e lirise se shtypit.”

Liria e shprehjes është ndër themelet kryesore të shoqërisë dhe një ndër kushtet kryesore për progresin e saj dhe zhvillimin e secilit person. Kjo e drejtë nuk mbron vetëm informacionet ose idetë e pranueshme nga publiku, por mbron edhe informacionet që fyejnë, trondisin ose shqetësojnë cdo individ.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu