Dita e dytë e protestës kundër vrasjes së kafshëve/ Mema: Nuk kemi nevojë për Bangladeshin

0

Gjatë ditë së dytë të protestës së aktivistëve dhe figurave publike kundër vrasjes së kafshëve në Tiranë, ka mbajtur fjalën e saj edhe Dorina Mema e cila është shprehur me mllef ndaj politikave aktuale që po ndiqen.

’Nuk jemi këtu për poste politike, asnjëri prej nesh’’– ka thënë ajo, “ndërtoni një strehë, kaq po ju kërkojmë, është përgjegjësi e jona të kujdesemi për kafshët në Shqipëri”. 

Ndër të tjera Dorina Mema ka kërkuar që të merren me kërkesat bazike jo vetëm për kafshët por edhe për njerëzit.

‘’Ktheni të rinjtë në Shqipëri, nuk kemi nevojë për Bangladeshin as për fjalë dhe postime të bukura në rrjetet tuaja sociale’’– ka shtuar ajo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu